Banorët e Bresalcit paralajmërojnë bllolimin e magjistrales Gjilan-Prishtinë
Një lagje e fshatit Bresalc, komuna e Gjilanit, paralajmëron bllokimin e rrugës magjistrale për Prishtinë, nëse urgjentisht nuk rregullohet rruga e lagjes Gllamë, e cila është shkatërruar nga punimet në autodtradë.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në vitin 2021, gjatë vizitës në këtë anë, kishte premtuar se rruga do të rregullohet brenda një afati të shkurtër kohor dhe se banorët e kësaj lagjeje do të mund të qarkullojnë lirshëm.
Në të njëjtin vit, këtë rrugë e ka vizituar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
‘Bëhet fjalë për hiç më pak se 80 shtëpi të jetueshme në këtë lagje’, ka thënë Burim Muji, në emër të banorëve.
Postimi i tij:
Nxënësit e kësaj ane kanë shumë telashe për të shkuar në shkollë, ndërsa banorët e tjerë kanë vështirësi të përditshme për kryerjen e punëve të tyre sepse qarkullimi është shumë i vështirë.
Sigurisht se nuk ka nevojë për t’i dhënë këto arsyetime për një punë e cila është totalisht në përgjegjësi të institucioneve të cilat janë të obliguara për t’i ofruar shërbime të nevojshme qytetarëve sepse janë taksat tonat.
Që janë mashtruar qytetarët e kësaj ane, kjo tanime nuk do koment, por a do të durojmë tutje, kjo varet nga hapat që do t’i ndërmarrin institucionet brenda pak ditësh.
Pra, kërkesa jonë është që punimet për rregullimin e rrugës së Gllamës në Bresalc të nisin nga sot deri të dielen, nëse nuk ndodh kjo, të hënën magjistralja Gjilan-Prishtinë, më saktësisht tek kyçja në autostradë, do të bllokohet me trupa të këtyre banorëve.
Çka është mjaft, është mjaft. Qytetarëve nuk ju interesojnë procedurat, ata duan shëbrime cilësore sepse po paguajnë taksa prej xhepit të tyre të varfër.
Shpresojmë që deri të dielen nisin punimet, në të kundërtën jemi të detyruar ta bllokojmë magjistralen dhe kjo është shumë serioze, ka thënë Muji.
