Banorët e Zhegrës u falën gabim me dekada

Duket se banorët e fshatit Zhegër të Gjilanit, për dekada të tëra e kanë falur namazin në drejtim të gabuar dhe jo të kthyer nga kibla siç parashikohet nga feja.

Megjithatë, nga storja e përgatitur nga KlanKosova, bëhet e ditur se banorët kanë gjetur një zgjidhje të shpejtë, pasi kanë vizatuar disa vija dhe pika për mënyrën se në cilin drejtim duhet ta falin namazin në vazhdim.

Është bërë e ditur gjithashtu se në këtë fshat është duke u ndërtuar një xhami e re dhe shumë shpejt nuk do të ketë nevojë më për shenja që tregojnë drejtimin se nga duhet të falen.