Baraliu: Për tejkalimin e ngërçit në Kuvend duhet ndërhyrje ndërkombëtare ose presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, duke u ndalur në mundësitë për kapërcimin e bllokadës së krijuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka thënë që situata të mos zgjasë pafundësisht duhet të ketë ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar, ose që presidentja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për përgjigje.
“Nuk mund të ketë zgjidhje në këtë situatë. Kjo mund të vazhdojë pafundësisht, derisa të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për një përgjigje, ose të ketë ndërhyrje nga jashtë – nga ndonjë mik apo disa shtete që mund t’i bindin. Sepse zakonisht, nën presionin e të huajve, i dëgjojnë ata, por nuk e dëgjojnë njëri-tjetrin”, ka thënë Baraliu për “Ekonomia Online”.

