Bardhyl Syla: Synim imi është reformimi i pushtetit lokal

Bardhyl Syla, magjistër e Shkencave juridike-administrative është kandidat për deputet në listën e LDK-së.

Në këtë garë ai hyn me një përvojë ekselente nga vendimmarrja lokale.

Synim i tij është nxitja e reformës në pushtetin lokal, përkatësisht reformimi i tij, për t’i shërbyer sa më mirë qytetarit.

Ky është profil i tij:

Përgatitja arsimore – kualifikimi :

Fakulteti Juridik në Universitetin Publik të Prishtinës.

Studimet postdiplomike : Magjistër i shkencave juridiko-administrative në Universitetin Publik të Prishtinës.

Eksperienca e përgjithshme profesionale në punë : 22 vite në Administratën Komunale në Gjilan.

Eksperienca në pozita udhëheqëse:

– Drejtor i Drejtorisë për Administratë e Përgjithshme.

– Drejtor i Drejtorisë për Arsim në periudha të caktuara.

– Udhëheqës i Sektorit për Punë të Përgjithshme Juridike.

– Udhëheqës i Burimeve Njerëzore.

Të tjera:

– Ligjërues i lëndëve juridike në Kolegjin “Gjilani”.

– Angazhimi në shumë trupa e komisione punuese profesionale.

– Trajnime dhe seminare të shumta brenda dhe jashtë vendit.

– Pjesëmarrja në shumë konferenca.

Eksperienca politike :

– Nga viti 2000 – aktivist politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku vazhdon edhe tani në organe, struktura dhe trupa tjerë punuese të degës në Gjilan.

– Anëtar i komisionit për çështje statutare të LDK-së në qendër.

– Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 dhe 2021, Këshilltar Komunal në Kuvendin Komunal të Gjilanit, me një besueshmëri të madhe votash.