‘Baresha’ e Kosovës ishte nderuar me ‘Medaljen e Mirënjohjes’ nga Presidenti Trump

Pesë vite më parë, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Kënga më e njohur e Nexhmijes është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar Rexho Mulliqi, që njëherësh ishte burri i saj.

Në vitet e rinisë, Nexhmije Pagarusha ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoven, Verdi e shumë emra të mëdhenj.

Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë.

E njohur si bilbili i këngës shqipe, ajo është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, veçanërisht me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko.

Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.

Pagarusha mbajti koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri e gjetiu.

Ikonën e muzikës shqiptare, më 2018 e pati dekoruar me “Medaljen e Mirënjohjes” edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump.