Bari i grurit, barishtja më e mirë për rikthimin e shëndetit
Sipas studiuesve, kjo barishte është një nga më të mirat për rikthimin e shëndetit të mirë, shkruan agroweb.
Disa prej këtyre vlerave përfshijnë trajtimin e sëmundjeve të zorrëve, tensionit të lartë të gjakut, të vjellave, konstipacionit dhe aciditetit.
Bari i grurit ndihmon me shëndetin e gojës, rënien në peshë dhe detoksifikimin e trupit.
Vlera bazë e barit të grurit është se ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të sistemit tretës pra atij gastrointestinal, stimulon lëvizjet e zorrëve dhe redukton konstipacionin.
Përveç kësaj ky element siguron që sasia e oksigjenit që i dërgohet çdo qelize të jetë në nivele maksimale.
Klorofili shkatërron edhe agjentët që shkaktojnë radikale të lira në organizëm, por edhe ndihmon kundër plakjes së parakohshme.
