Bariu e ngacmoi 15-vjeçaren e cila shkoi t`i merrte delet në kullotë

Arrestohet bariu që ngacmoi 15-vjeçaren e cila shkoi t`i merrte delet në kullotë. Rasti ka ndodhur në fshatin Shupal.

‘BalkanWeb’ raporton se 24-vjeçari me inicialet O.N., punonte si bari në këtë fshat, ndërsa 15-vjeçarja ishte ngacmuar nga i riu teksa ajo kishte shkuar në kullotë për të marrë delet.

Po ashtu, mësohet se kur 24-vjeçari është gjendur në kullotë i vetëm me vajzën, ka nisur ta ngacmojë atë me fjalë. Vajza u tregoi prindërve dhe ata bënë kallëzim në polici, duke e çuar autorin e ngjarjes pas grilave.