Bariu goditet nga rrufeja, nuk mbijeton
Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë në bjeshkët e Gramës, pasi është goditur nga rrufeja.
I moshuari R.K., rreth 70 vjeç po kulloste bagëtitë, kur u godit nga rrufeja rreth orës 15:30.
Sipas policisë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /TCH

