Bariu shqiptar përdhunoi në plazh një 22-vjeçare
Një bari 48-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke pasi akuzohet për përdhunimin e një 22-vjeçare greke në një plazh në Halkidiki në fund të muajit të kaluar, raporton panorama.al
Mediat shkruajnë se prokuroria e Selanikut lëshoi një urdhër arresti europian në lidhje me 48-vjeçarin shqiptar i cili ka humbur gjurmët.
Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që ai të jetë larguar jashtë vendit për t’i shpëtuar arrestimit.
Pas lëshimit të urdhrit të arrestit, në rast se ai fshihet në ndonjë vend të BE-së do të arrestohet dhe më pas do t’u dorëzohet autoriteteve greke.
Shqiptari është i dyshuar për rastin e përdhunimit të vajzës së re greke, pas identifikimit të materialit gjenetik të tij me atë të 22-vjeçares. Kjo pasi policia mori një mostër ADN-je nga shtrati i tij në vendin ku ai jetonte. (foto arkiv)

