“I dyshuari G.Ç., (mashkull shtetas i Shqipërisë), në momentin e arrestimit ishte në shoqëri me dy femra, shtetase të Shqipërisë dhe një mashkulli nga Kosova. Dyshohet se shtetasi i Kosovës ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë, të dyshuarin nga Shqipëria. Arrestimi është kryer në fshatin Dardani të Ferizajt dhe hetuesit e antidrogës gjatë operacionit të arrestimit të të dyshuarit janë mbështetur nga njësi të tjera të PK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari kosovar A.I., i është bastisur shtëpia, ku i është sekuestruar një AK-47 dhe 15 fishekë.