Bashkatdhetarët e Malishevës blejnë kamionetë për mirëmbajtjen e hapësirave publike

Malisheva e Gjilanit është njëri nga fshatrat më të organizuara sa i përket mirëmbajtjes së hapësirave publike, vullnetarizmit dhe humanizmit.

Ky fshat tashmë ka në pronësi të përbashkët edhe një kamionetë, e cila do të përdoret për mirëmbajtjen hapësirave publike.

Kryetari i këshillit të fshatit Malishevë, Latif Maliqi, e ka falënderuar shoqatën Malisheva në Zvicër për këtë donacion dhe për mbështetjen e vazhdueshme në të mirë të komunitetit, raporton Mediafokus.info.

“Në këto kushte të pandemisë, shoqata Malisheva e Gjilanit, bashkë me donatorët, po investojnë në përmirësimin e kushteve të bashkëfshatarëve dhe të puntorëve që janë duke punuar në fshat. Ju po investoni në fshat, ne po e mirëmbajmë. Unë në emrin tim dhe në emrin të Këshillit, ju falënderoj nga zemra. Do të jemi mirënjohës gjithmonë”, ka shkruar Maliqi në profilin e tij në Facebook./Mediafokus.info/