Bashkatdhetarja dhuron pajisje për HandiKos në Gjilan
Anëtarja e organizatës gjermane Konvoi der Hoffnung, Sabile Aliu – Sahiti, ka dhuruar pajisje ndihmëse për HandiKos-in në Gjilan, përcjell albinfo.ch.
Këto pajisje përfshijnë karroca manual, shtretër ortopedikë.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Luan Aliu (vëllai i donatores), tha se kjo kategori ka nevojë për mbështetje dhe se kjo ngjarje është me rëndësi të madhe.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës falënderoi edhe shoqatën gjermane Konvoi der Hoffnung për dhurimin e pajisjeve.

