Bashkëpunëtorja e ngushtë e Behgjet Pacollit, emërohet këshilltare e Vjosa Osmanit

Rejhan Vuniqi dikur ish zëvendës ministre e Punëve të Jashtme dhe bashkëpunëtorë e ngushtë e Behgjet Pacollit, është emëruar këshilltare politike e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Se paku kështu shkruan në faqen e saj në Facebook.

Së fundi Vuniqi pothuajse çdo postim të presidentes Osmani e bënë “share” edhe në faqen e saj në Facebook.

Gazeta Blic ka kontaktuar me këshilltar të tjerë të presidentes për të marrë një përgjigje, por që dy nga ta nuk kanë kthyer përgjigje.

Por lajmin e kanë konfirmuar burime të Gazetës të afërta me Aleancën Kosovare e Re e Behgjet Pacollit.

“Po ajo është emëruar në atë pozitë”, ka thënë shkurt ky burim.