Bashkëshorti i Lirije Kajtazit ‘godet’ Fatmir Rexhepin, e quan komplotist
Eksperti i sigurisë, njëherësh bashkëshorti i deputetes së LDK’së, Lirije Kajtazi, Fadil Kajtazi, ka kritikuar ashpër ish-deputetin e kësaj partie, Fatmir Rexhepi, raporton Mediafokus.info.
Duke u bazuar në deklaratat e këtij të fundit se ‘LDK duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente’, Kajtazi e ka quajtur Rexhepin komplotist.
“Fatmir Rexhepi, ju po e përkrahni një komplotiste të LDK. Treguat se jeni pjesë e komplotit”, ka shkruar Kajtazi, në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, Fatmir Rexhepi nuk ka votuar pro ndaj qeverisë së Isa Mustafës dhe të Abdullah Hotit.
Për këtë, jo pak eksponentë të LDK’së e kanë kritikuar ashpër, duke e fajësuar se mos votimi i tij, ndikoi në rënien e dy qeverive./Mediafokus.info/

