Bashkëshortja e Agim Ramadanit kërkon ndihmë për shërimin e ish-luftëtarit të Koshares
Bashkëshortja e heroit të Kosovës, Agim Ramadani, Shukrija ka vizituar ish-luftëtarin e Koshares, Besnik Kuqi dhe ka bërë thirrje për ndihmë në shërimin e tij.
‘Besniku qëndroi, luftoi me jetën dhe u sfidua shumëfish, fatkeqësia e zuri kur nuk e priste, ia bllokoi këmbë e duar dhe tani ka nevojë emergjente për operim, pa të cilin do të humbë më shume se duart e këmbët’, ka shkruar Shukrije Ramadani!
Postimi i plotë:
Miqtë e mi të dashtun, dje vizitova Besnikun e atdheut, Besnikun që e dashti Lirinë e Kosovës mė shumë se lirinë personale, ngaqë herët kuptoi se liria personale e ikja larg atdheut nuk është zgjidhje, se kah të shkosh ajo pak dashuri që të fshehet ne skutat e shpirtit vje duke u rritur nga malli e brenga për njerëzit e zemrës, për tokën e fëmijërisë e dheun e larë me gjakun e më tê dashurve.
Ai luftoi per lirinë kolektive dhe e fitoi ate liri, edhe pse me kushte tejet të rënda jetese Besniku nuk iku nga Kosova kur i ofruan mundesinë, ngaqë i dukej tradhëti ndaj bashkëluftëtarëve, tradhëti ndaj varrezave te shokëve të rënë në Kosharen legjendare!
Qëndroi luftoi me jetën dhe u sfidua shumëfish, fatkeqësia e zuri kur nuk e priste, ia bllokoi këmbë e duar dhe tani ka nevojë emergjente për operim, pa të cilin do të humbë më shum se duart e këmbët!
Më lejoni të ju bëjë thirrje më përulësi t’a ndihmojmë këtë ish ushtarë të atdheut, i cili flijoi rininë e vet që gjeneratat e reja ta gëzojnë e shijojnë rininë dhe ta jetojnë jetën si njerëz të lirë pa pasur frikën e armikut dhe nënçmimit, Besniku me shokë na e ktheu krenarinë e të qenurit njeri i lire, mundêsinë e krijimit të shtetit të ri dhe edukimit në liri të gjeneratave te reja!
Sa bëmë ne për ata që na ofruan këtë mundësi është për tu turpëruar nga vetvetja, andaj mos te biem në provim edhe kesaj radhe! Ti tregojmė Besnikut dhe trimave të vertete te atdheut se ne çmojme dhe ruajmë gjakun dhe heroizmat e tyre!
Të bëhemi bashkë. Të shpëtojmë Besnikun.
Besnik Kuqi
BANKA EKONOMIKE SH.A
IBAN: XK05 1403000008837943
SWIFT KOD: EKOMXKPRXXX
Numri i kontaktit:+38345 264592

