Bashkëshortja nga Shqipëria i kërkon burrit kosovar 10 mijë për t’ia kthyer vajzat
Një burrë kosovar është ankuar në polici se bashkëshortja e tij, shtetase shqiptare po i kërkon 10 mijë euro për t’ia kthyer vajzat.
Rasti po hetohet si ‘detyrim’.
Njoftimi i policisë:
Obiliq 16.05.2022 – 12:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri dhe për ti sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima i ka kërkuar 10000 (dhjetë mijë) euro. Rasti është duke u hetuar.

