Bashkimi përmes integrimeve
Mr.Sc. Ardian Nokaj
Procesi i integrimeve kombëtare e ndihmon shumë bashkimin kombetarë dhe njëkohësisht ndikon në tejkalimin e dallimeve dhe ndasive të krijuara gjatë përiudhes së gjatë të ndarjes.
Realisht integrimi, ndihmon që bashkimi në planin institucional nesër të jetë sa më i lehtë, dhe jotraumatik. Këto integrime, pa asnjë pengesë politike nga faktori ndërkombëtar mund të ndodhin në shumë fusha.
Poshtë do të shkoqisen disa nga fushat ku pa ndonjë problem, mund të ndërtohen politika bashkëpunimi të frytshme që mund të çojnë deri në integrim në ato fusha në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Në këtë drejtim procesi i integrimi evropian mund të jetë një lehtësues për integrimin kombëtar në fushat që do të trajtohen më poshtë.
– Harmonizimi i legjislacionit
Përkthimi i legjislacionit evropian dhe harmonizimi i tij me atë vendor mund të jetë një fushë e bashkëpunimit, jo vetëm sa i përket përkthimeve në gjuhën shqipe të legjislacionit të BE-së, por edhe përmes krijimit të ligjeve dhe institucioneve juridike e shtetërore të ngjashme në të dy shtetet.
Integrimi ekonomik, Telekomunikacioni, Politika e jashtme e përbashkët Unifikim i sektorit energjetik dhe politikave të tij, Politika e përbashkët e sigurisë, Politika të përbashkëta kulturore dhe Sport i integruar
Bashkëpunimi ekonomik në këtë rast nuk nënkupton vetëm rritje të shkëmbimit tregtar, por mbi të gjitha ai do të duhej të kulminonte jo vetëm me krijimin e tregut të përbashkët por edhe me krijimin e një ekonomie të përbashkët kombëtare.
Kjo është një fushë ku do të duhej të ngulmohej të punohej seriozisht për shkak të rolit të madh që ka integrimi ekonomik, jo vetëm për rritjen e mirëqenies së qytetarëve, por edhe në zhvillimet integruese në të gjitha fushat e tjera.
Në fushën e telekomunikacionit ky integrim do të mund të formësohej përmes shtrirjes se rrjeteve kabllore dhe heqja e tarives zonale.
Edhe në këtë drejtim kemi shembuj të shumtë, për të përmendur atë të SHBA-ve dhe Kanadasë që shfrytëzojnë të njëjtin kod ndërkombëtar telefonik.
Krijimi i politikave të jashtme të përbashkëta bazuar në interesin kombëtar, hapja e ambasadave të përbashkëta, krijimi i një akademie të përbashkët për shkollimin e diplomatëve etj, duket se duan vetëm pak vullnet politik për t’u realizuar, përderisa dobia për të dy shtetet dhe mbi të gjitha për kombin shqiptar do të ishte e madh.
Te dy shtetet kanë potenciale të mëdha energjetike (Kosova ka potenciale termo, Shqipëria hidro).
Në rast të kombinimit të këtyre potencialeve në politika të përbashkëta, ne do të mund të shndërroheshim në një fuqi rajonale sa i përket prodhimit të energjisë.
Kosova përtej pranisë së NATO-s, duhet të mendojë sesa do të jetë e aftë të nesërmen e largimit të KFOR-it të mbrojë sigurinë e vet dhe pavarësinë e vet, në çfarëdo rrethanash të ndryshimeve në politikën ndërkombëtare.
Vendosja e bazave për një politikë të përbashkët të sigurisë, do të fuqizonte edhe pozitën e shtetit shqiptar në Ballkan, edhe duke pasur parasysh anëtarësimin e tij në NATO.
– Sistemi integruar arsimor
Krijimi i një sistemi të integruar arsimor, nuk do të duhej të kufizohej vetëm me krijimin e një abetareje të përbashkët, por mbi të gjitha me krijimin e kushteve që sistemet arsimore të jenë kompatibile në mes vete, me standarde të përbashkëta dhe me mundësi të lëvizjeve të studentëve dhe stafit akademik, duke krijuar kushte për rritjen e konkurrencës dhe cilësisë në arsim.
Sistemi i përbashkët arsimor do të duhej të ishte projekt i përbashkët i dy qeverive në këtë periudhë.
Duhet më shumë përkrahje financiare nga ana e dy qeverive për projekte të përbashkëta kulturore, përfaqësim i përbashkët në manifestimet ndërkombëtare kulturore, etj.
– Integrimi Sportiv
Me integrimin sportiv nenkuptojm njesimin e ligave sportivë në futboll, basketboll, volleyball etj.
Bashkimi arrihet me vullnet, punë dhe atëdhedashuri!
…………………
Autori është Kryetar i Koalicionit PDU-BALLI KOMIBIT

