Basketbollisti rrëzohet në mes të parketit, disa muaj pasi doli pozitiv me COVID-19

Një basketbollist i Universitetit të Floridës u rrëzua në mes të parketit gjatë ndeshjes, kur ishte duke ecur normalisht. Mediat amerikane njoftojnë se Keyontae Johnson është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.

Pamjet treguan shokët e skuadrës që u alarmuan menjëherë kur e panë të rrëzohej, ndërsa barrela e largoi nga parketi, ndëkohë që lojtarët ishin me lot në sy dhe duart në kokë, shkruan A2CNN.

Johnson rezultoi pozitiv me Covid-19 gjatë verës. Edhe pse nuk dihet nëse rrëzimi i tij ka lidhje apo jo me koronavirusin, dihet që kjo sëmundje mund të çojë në probleme me zemrën.