Basri Lenjani flet pas dënimit me 6 muaj: Kjo është Kosova, kur vritet ndershmëria dhe puna 36 vjeçare

Ish-drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani, i cili është me prejardhje nga Karaçeva e Kamenicës, ka reaguar pasi u dënua me 6 muaj burgim me kusht dhe 500 euro gjobë për mos-deklarim të pasurisë.

Përmes një postimi në Facebook, Lenjani është shprehur se një gjykim i tillë është bërë nga inatet.

“Realiteti i një gjykimi të ndikuar nga politikat ditore dhe inatet…Para se të gjykosh jetën time, të kalurën time, humanitetin, pastërtinë, modestinë, karekterin tim… vish një herë këpucat e mia, dhe shkel në ato shtigje në të cilat kam kaluar jetën time me shumë mundime”, shkroi Lenjani.

Sipas Lenjanit, me këtë vendim është vrarë puna e tij 36 vjeçare.

“Ndikimet e ndryshme, inatet politike nuk do të ndikojnë që unë do të dorëzohem. Kjo është Kosova, kur vritet, burgoset dinjiteti im shpirtëror, ndershmëria dhe puna ime 36 vjeçare.”