Basri Lenjani nuk do të jetë më drejtues i Klinikës Emergjente
Mjeku Basri Lenjani nuk do të jetë më drejtues i Klinikës Emergjente të QKUK-së. Njoftimin e ka dhënë vetë ai, duke paralajmëruar procedurë ankimimi ndaj vlerësimit të Bordit drejtues të SHSKUK-së.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë dhe bashkëpuntorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vëj në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloze.
Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit.
Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenarë për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi.
Poashtu falenderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente.
Me këtë rast, drejtorit që do të më pasojë i uroj suksese dhe punë të mbarë’, ka shkruar ai.
Lenjani është autor i 21 librave, 250 publikimeve në revista të ndryshme ndërkombëtare dhe 48 citateve, i dekoruar nga Presidenca e Kosovës.

