Bastiset shtëpia e Sylejman Selimit, deklarohet vëllai
Mentor Selimi thotë se nuk ka informacione për bastisjen në shtëpinë e vëllait të tij, ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Në një prononcim të shkurtë për Paparacin ai mohoi të ketë dijeni për bastisjen e sotme nga Gjykata Speciale.
“Nuk e di, s’jam në ngjarje, për besë nuk kokna në ngjarje. Unë jetoj në Klinë, se di, ka mundësi”, tha shkurt Mentor Selimi.
Për bastisjen e sotme, Paparaci raportoi ekskluzivisht para disa minutave.

