Bastiset Telekomi i Kosovës
Policia e Kosovës ka filluar një asksion ku po bastiset Telekomi i Kosovës.
Sipas informacioneve që posedon Koha, rasti ka të bëjë me një mashtrim prej 105 mijë e 840 euro, kur një shtetas nga Maqedonia e Veriut përdori dokumente të falsifikuar për një kontratë për ofrimin e disa shërbimeve.
Rasti ishte iniciuar nga vetë Telekomi në Polici ku si pasoj nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga Policia e Kosovës i dyshuari ishte arrestuar në dhjetorin e vitit të kaluar në Ferizaj.

