Batuta e Konjufcës në Kuvend
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kujdeset jo vetëm për mbarëvajtjen e seancës, po edhe që disponojë deputetët, siç bëri edhe sot.
“Masi jemi t’u nejtë a t’ua tregoj një batutë”, pyet Konjifca deputetët, në një moment pauze.
Batuta e tij kishte të bënte me Sekretarin e Kuvendit, Ismet Krasniqi dhe ngjashmërinë e tij me deputetin e PDK-së, Bajrush Xhemajli.
“Një grua në moshë, e thërret dikë këtu prej deputetëve e thotë: çka është puna e atij Bajrush Xhemajlit, herë po ulet atje herë te kryetari i Kuvendit këtu. Pse po e ndërron vendin ai…”, ka thënë Konjufca, duke shkaktuar të qeshura mes deputetëve të Kuvendit.

