BE ka arritur objektivin e imunizimit të të rriturve

Bashkimi Evropian ka arritur objektivin e tij prej 70% të të rriturve plotësisht të imunizuar, njoftoi të martën në Twitter Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

BE po synonte të vaksinonte 70% të personave mbi 18 vjeç deri në fund të verës, por ne duhet të shkojmë më tutje.

“Më shumë evropianë duhet të vaksinohen” tha ajo. /MLH