Beba njëvjeçare ka rënë në një kovë plot me ujë dhe, ani pse u dërgua në spital me helikopter, nuk mbijetoi.

Policia Kantonale e Thurgaut ka sqaruar rrethanat e tragjedisë, e cila ende mbetet e paqartë.

Kur u pyet nga Blick, zëdhënësja Claudia Brunner shpjegoi se kova në fjalë ishte një kovë me ngjyrë.

Referuar informacioneve, djali ka rënë në një kovë plot me ujë, për arsye që mbeten të panjohura.

Vogëlushi u ringjall nga nëna e tij derisa mbërritën shërbimet e urgjencës.

Në gjendje kritike, me helikopter u desh të dërgohej në spital.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Policia Kantonale e Thurgaut, ai vdiq aty pak më vonë.

Për rastin është hapur një hetim.