Bebe Rexha e pranon se ka çrregullime bipolare: ‘Është pjesë imja’
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është treguar e sinqertë me publikun, duke pohuar se ka probleme të shëndetit mendor.
Në një intervistë për “People’, këngëtarja ka folur për diagnostifikimin e saj me çrregullim bipolar.
“Unë jam mësuar se duhesh të jesh tifoz i vetvetes. Sikur ta kisha ditur 10 vjet me parë. Nëse nuk e doni veten, kush pra…” pyet ajo.
“Eshtë një pjesë imja me të cilën po merrem vazhdimisht. Eshtë e vështire” – shton Rexha, duke thënë se “trajtohet me një kombinim ilaçesh dhe shumë terapi”.
Albumi i ri i Rexhes ‘Better make mistakes’ (Më mirë të bësh gabime) që fillon me rreshtat “e kam thyer zemrën time vetë”, duket se i referohet vështirësive të saj me shëndetin mendor, ka shkruar Et Canada. /Mediafokus.info

