Befason Lladrovci: Limaj mund ta lë Haradinajn e të shkojë te Kurti, është mjeshtër i përftimit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për rezultatin zgjedhor të PDK-së dhe ndër të tjera për mundësitë e bashkëpunimit të partive politike për një koalicion të mundshëm për të krijuar qeverinë.
Kur u pyet se a mundet dikush nga partitë opozitare të lëshojë pe dhe të shkojë te Vetëvendosje, ai përmendi Fatmir Limajn, partia e të cilit është në koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt.
Lladrovci tha se Limaj e ka dëmtuar Haradinajn dhe mund ta lë në rrugë, pasi sipas tij, ai është mjeshtër i përfitimit të votave në grup.
“Iu kanë bashkëngjitë Ramush Haradinajt, të cilin besoj e kanë dëmtua. Zoti Limaj bashkë me një grup të vetin, që unë besoj shumë që kanë em fitue brenda Aleancës, kam frikë se mund ta lë në rrugë Ramush Haradinajn..në qoftë se i duhen numrat Albinit. Limaj është mjeshtër i përftimit të votave në grup.” – tha Lladrovci në Klan.

