Bëhet nënë në moshën 14-vjeçe, martesa është bërë me mblesëri
Një 14-vjeçare ka lindur një fëmijë në maternitetin e Korçës. Policia ka arrestuar një 21-vjeçar me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur.
Burime për A2 CNN thanë se 14-vjeçarja është martuar para një viti me mblesëri me dëshirën e prindërve të saj dhe nga kjo bashkëjetesë ka ardhur në jetë dhe një fëmijë
14-vjeçarja, e pyetur nga policia, ka bërë me dije se bashkëjetesa por dhe marrëdhëniet seksuale me 21-vjeçarin janë kryer me dëshirën e saj.
Megjithatë policia ka vënë në pranga 21-vjecarin nisur nga mosha e të miturës. (A2 Televizion) (foto ilustruese)

