Behgjet Pacolli ia atribuon këtij burri çdo gjë të bukur që i ka ndodhur në jetë
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, biznesmeni i njohur kosovar nga Mareci, së fundmi ka ndarë me publikun një pikture të gjyshit të tij.Sipas Pacollit, gjyshi ishte udhërrëfyesi i tij dhe i falënderohet për çdo gjë që i ka ndodhur në jetë.
Postimi i plotë:
Ky ishte gjyshi im, udhërrëfyesi im, të cilit ia atribuoj çdo gjë të bukur që më ka ndodhur në jetë. Ai ishte aq i mirë, aq i mençur dhe aq i pastër, si në brendësi ashtu edhe në dukje.
Jetoj me bindjen e palëkundur se do ta takoj përsëri në jetën e amshuar.
(Kjo pikturë më është dhuruar nga piktorja Argjenita, për çka e falënderoj nga zemra).

