Bëhuni gati për acar në Kosovë
Kosova do të përfshihet me mot të ligë dhe ulje temperaturash, reshje shiu dhe bore, nga java e ardhshme, raporton Mediafokus.info.
Temperaturat do të shënojnë ulje për 8-10 gradë celsius, sidomos ato maksimalet derisa minimalet do të shënojnë rritje të lehta.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius.

