Bekim Jashari akuzon rëndë Sami Lushtakun: Skënderajn e kam çliruar për së dyti

Djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, Bekimi, që është kryetar i Komunës së Skënderajt, ka lansuar akuza të rënda ndaj ish-kryetarit Sami Lushtaku, raporton Mediafokus.info.

Jashari ka thënë se me t’u zgjedhur në krye të Komunës, e ka çliruar Skënderajn për herë të dytë.

“Qytetarët më thonë se për herë të parë po ndihemi të lirë. Pra, po i bie që Skënderajn e kam çliruar për së dyti nga terrori që ka ushtruar qeverisja e Sami Lushtakut”, ka thënë Jashari për Dukagjinin./Mediafokus.info/