Bekim Jashari e mbyll debatin për Ademin: Brez pas brezi luftuam për atdheun e të gjithë shqiptarëve

Ditëve të fundit u ngrit një debat i pa nevojshëm rreth përkatësisë fetare të Adem Jasharit.

Bekim Jashari ka kujtuar heroin Adem Jashari me një thënie, pas këtyre reagimeve që u bën për komandantin legjendar.

Bekimi ka postuar portretin e Adem Jasharin dhe një shënim krahas tij, ku thuhet se brez pas brezi luftuan për atdheun e të gjithë shqiptarëve.

“Ne sikurse të parët tonë brez pas brezi luftuam për atdheun e të gjithë shqiptarëve”, thuhet në përshkrimin krahas fotografisë.

Së fundmi është hapur debat rreth bindjes fetare të komandantit Adem Jashari.

Hoxhë Osman Musliu ka deklaruar se Adem Jashari e kishte refuzuar një cigare gjatë Ramazanit në vitin 1998.

Në anën tjetër, gazetari Milaim Zeka ka thënë se ka xhirime ku shihet Adem Jashari duke pirë birra.

Pas këtyre reagimeve, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka propozuar ligj të veçantë që mbron emrin e Adem Jasharit dhe Skënderbeut.