Bëni gati gomat e dimrit, pas kësaj date mund të gjobiteni
Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit është i obligueshëm nga data 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars.
Të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit, si dhe të pajisen me pajisje të tjera dimërore.
Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.

