Beqir Musliu, pena e papapërsëritshme e letërsisë shqiptare

Izmi Zeka

Për ne! Sot mbush 75 vjet pena e papërsëritshme e letërsisë shqiptare Beqir Musliu. Për Beqën dhe letrat e tij kemi nevojë ne, ka nevojë letërsia shqipe mbarëkombëtare.

Nga aq sa kam lexuar nga krijimtaria e Beqës dhe vlerësimet e kritikës letrare, ai është ndër për mos të thënë të rrallët që krijoi një letërsi moderne, estetike në përmasat shqiptare.

Për ata që kanë pak njohuri, po rendit artin e të shkruarit gjatë jetës së tij:

Poezi „Rima të shqetësuara“ („Jeta e re“, Prishtinë, 1965) „Lulëkuqet e gjakut“ („Rilindja“, Prishtinë, 1966) „Skënderbeu ose shqiponja e maleve“ – kurorë sonetesh („Jeta e re“, Prishtinë, 1968) „Bukuria e zezë“ („Rilindja“, Prishtinë, 1968) „Sezamet“ („Rilindja“, Prishtinë, 1972) „Parabola“ („Rilindja“, Prishtinë, 1976) „Darka e magjisë“ („Rilindja“, Prishtinë, 1978) Metafizika e Sfidimit Mandragora Klepsidra e Magjisë Martirium Magna Karta Ekzodus Kodeksi i Argasit Prozë „Vegullia“ – roman („Rilindja“, Prishtinë, 1979) „Mbledhësit e purpurit“ – roman („Rilindja“, Prishtinë, 1982) „Kori i gjelave të vdekur“ – tregime („Dukagjini“, Pejë, 2002) „Makthi“ – roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004) „Amullia“ – roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004) „Krupa“ – roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004) „Skërluta“ – roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004) „Ndeshtrasha“ – roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004) „Skënderbeu“ – poemë („Faik Konica“, Prishtinë, 2004) „Orfeiana“ – Shtatë Libra Anatema – („Faik Konica“, Prishtinë, 2004) Dramë „Shtrigani i Gjel-Hanit“ – libër-teatër, tetralogji („Rilindja“, Prishtinë, 1989): Unë Halil Garria Faustiana Ora e Kukuvajkës Panari i Gjilanit „Rrakullima“ II– teatër-libër, tetraptik („Flaka e vëllazërimit“, Shkup, 1990): Murana Kori i Korbave Familja e Shenjtë Antifona

Ky 75 vjetor do të ishte më i përmbushur sikur ne qytetarët e Gjilanit, komuna dhe institucionet tjera letrare të botonim dorëshkrimet e tij që nuk janë të pakta dhe ende mbeten të pabotuara.

Beqir Musliu i bënë nder jo vetëm Gjilanit, ku veprat e tij letrare që janë mbetur në dorëshkrim do të përplotësonin jo vetëm Beqir Musliun, por krijimtarinë urbane të Kosovës që vështirë e gjenë në sirtarët e bibliotekave tona dhe letërsisë shqiptare.