Berat Buzhala ironizon me ministrat: Veç këta s’kanë faj
Gazetari Berat Buzhala ka ironizuar me ministrat, të cilët për shkeljet që i bëjnë, nuk ndjejnë përgjegjësi.
Një aksident trafiku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka goditur me veturë një fëmijë, që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ministrja Hajdari ka konfirmuar aksidentin ku ka thënë se derisa po voziste janë shfaqur dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku siç thotë fatkeqësisht njëri nga ta u përplas në veturën time.
Ndaj këtij deklarimi të ministres ka reaguar gazetari Berat Buzhala, duke thënë se veç Qeveria Kurti dhe ministrat s’kanë faj,
“E shkelin Kushtetuten. I shkelin femijte. Thojne: fajet i ka Kushtetuta, fajin e ka femija. Veç keta s’kane faj”, ka shkruar Buzhala.

