‘Bëri vetëvrasje me lidhëse këpucësh’, e pabesueshme thotë vëllai i tij
Mediat raportuan se një i burgosur shqiptar në Greqi, Adem Rusi, ishte vetëvarur me lidhëse këpucësh në furgonin e policisë që e shoqëronte atë drejt burgut.
Por ky version nuk i ka bindur familjarët e të ndjerit. Vëllai i tij, Shkëlqim Rusi në një prononcim për mediat tregon telefonatën që ka pasur me autoritetet e burgut në Greqi.
Ai shprehet se vetëm disa orë përpara ngjarjes, ka folur dhe me të vëllanë në telefon. Më pas, nga burgu e kanë njoftuar se do ta çonin Adem Rusin për vizitë mjekësore në spital, pasi ka pirë klorinë.
Sipas vëllait, autoritetet greke më pas e kanë njoftuar se Adem Rusi kishte varur veten me lidhëse këpcuësh.
“Më morën në telefon privatisht. Unë kisha folur 3 orë para ngjarjes me vëllanë në mënyrë private, më pas më morën në telefon dhe më thanë se e kemi dërguar në spital për vizitë mjekësore rutinë, më ka thënë drejtori i burgut. Pastaj më thanë që kish pirë klorinë dhe gjatë kthimit nga spitali vari veten me lidhësen e këpucëve. Kjo për mua është e pa pranueshme është vrasje. Vëllai kishte edhe 2-3 muaj burg që të mbaronte dënimin. Nuk e besoj që është vetëvrasje, kishte folur me të gjithë njerzit dhe askush nuk e beson që ështl vetvrasje, atë e kanl vrarë gardianët ata që e kanë shoqëruar. Ngjarja ka ndodhur në makinën e policisë, sepse ata thanë që ishte vetëvarur në kangjellën e furgonit, kjo është e papranueshme, nuk lejohet shoqërimi i të burgosurit me rrip apo lidhëse për më tepër je me pranga dhe i shoqëruar” – tha Shkëlqim Rusi.
I vëllai i të ndjerit shprehet se kjo është një përrallë nga autoritetet greke teksa kërkon që autopsia e Adem Rusit të kryhet në Shqipëri.
“Kjo është një përrallë, që thonë autoritetet greke. Ne kërkojmë që të bëhet autopsia këtu në Shqipëri, pasi presim të vijë këto ditë. Të bëhet autopsia pasi shteti jonë vetëm fle gjumë, janë vrarë shumë shqiptarë atje, pas vëllait tim mund ta ketë radhën dikush tjetër dhe nuk është zbardhur asgjë. Kemi shkuar në prokurorinë tonë dhe më kabl thënë që nuk kemi akses për hetime. Askush se merr përsipër, nuk duan belara, nuk di çtë them. Ne duam të bëhet autopsia dhe të dalë e vërteta. Vllai nuk ka pasur asnjë problem me shëndetin mendor. Të varesh në furgon të policisë i shoqëruar nga gardianët nuk e beson asnjë fëmijë. Kërkojmë të zbardhet e vërteta” – tha i vëllai./Panorama.al/

