Berisha i PDK-së: Banjska ishte skenar i Kurtit…

Hisen Berisha, deputet i PDK-së, ka dhënë dje një intervistë në “Debat Plus”, ku ka folur për shumë tema, përfshirë sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Në lidhje me këtë temë, Berisha ka pasur një akuzë të rëndë në drejtim të kryeministrit Albin Kurti. Ai ka akuzuar se sulmi në Banjskë ishte skenar i katër njerëzve që ulen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

“Ka qenë Skenar komplet (Banjska v.j.). Skenar i katër njerëzve që ulen në tavolinën e bisedimeve, katër njerëzve që ulen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel për Kosovën, skenar i tyre. E kam bo këtë analizë me 27 në KTV dhe e kam me shkrim në faqen teme publike dhe çdo kund.” – deklaroi ai.