Berisha: Mbanum për fjale, Lutfi Haziri do ta fitojë rundin e dytë me 2000 vota epërsi

Ridvan Berisha i bindur ka thënë që në raundin e dytë të zgjedhjeve, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri do të triumfojë karshi kundërkandidatit të tij të Vetëvendosjes, Alban Hysenit.

Sipas Berishës, Lutfi Haziri do ta fitojë raundin e dytë me rreth 2000 vota epërsi ndaj kundërkandidatit.

“Mbanum për fjale. Lutfi Haziri do ta fitoj rundin e dytë, do të rikonfirmohet kryetar i komunës me një diferencë ndaj kundërkandidatit me rreth 2000 vota epërsi. E kam parashikuar se Gjilani do të shkoj në balotazh e tash mbi informacionet mjaft mirë të verifikuara po ju them se të dielen në darkë Luta do të rikonfirmohet kryetar komune!

Rrnofshin zgjedhjet fer, të lira e demokratike”, shkruan Berisha.