Berishaj: Proceseve politike në Kosovë, tash e tutje do t`u prijë qeveria Kurti
Profesori Martin Berishaj ka komentuar situatën aktuale në Kosovë, mundësitë për koalicion dhe proceset politike në përgjithësi, të cilave, sipas tij, tash e tutje do t`u prijë qeveria Kurti.
Ky është postimi i plotë i profesorit Martin Berishaj:
Situata e krijuar ditëve të fundit, sa i përket marrëveshjes së koalicionit në mes LVV dhe LDK, dukshëm përcakton ndërprerjen e një praktike të keqe qeveritare në Kosovë, që në politologji si shkencë, njihet si demokraci konsociative.
Pa dyshim, demokracia konsociative, nuk ka “lindur” në Kosovë. Kjo praktikë e transferit të teknologjisë së pushtetit ia nxë frymën zhvillimit të demokracisë në Kosovë.
Këtë gjendje të krijuar, me veprime të veta, padyshim e ka përshpejtuar LDK, (shpesh duke e trajtuar politikën jo si interes, por si pazar) e cila tani ka mbërritur në shkallë ku u ndesh me nivelin e paaftësisë së saj!
Si rrjedhojë, Lëvizja Vetëvendosje, që nga zgjedhjet e tetorit, në mënyrë sovrane u parapriu dhe tash e tutje, do t`u prijë proceseve politike në Kosovë me qeverinë Kurti.
Dalshim faqebardhë!

