Besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjen

Besimtarët e krishterë kremtojnë sot një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar të krishterë.

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë.

Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë.

Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.