Besimtarët mirëpriten hapjen e xhamive për shërbesa fetare
Sot janë hapur të gjitha xhamitë dhe kishat në Kosovë. Hapjen e objekteve të kultit për shërbesa fetare në kushtet e pandemisë e ka lejuar Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Pubklik.
Ata e kanë mirëpritur vendimin dhe nuk janë përmbajtur nga emocionet në momentin e rikthimit nëpër xhami.
Besimtarët janë treguar të kujdesshëm sa i përket distancës fizike në faljen e namazit të drekës./mediafokus.info

