Besimtarët myslimanë nisin sonte pas mesnatës agjërimin e Ramazanit

Sonte, përkatësisht nesër më 19 shkurt, në orët e hershme të mëngjesit, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët myslimanë agjërojnë dhe përmbushin një nga pesë obligimet kryesore e fesë islame.

Ramazani është një muaj madhështor gjatë të cilit shumëfishohen veprat e mira dhe falen mëkatet për ata që agjërojnë dhe falin namazin me besim dhe devotshmëri.

Përmes agjërimit në formën më të mirë, besimtari e fisnikëron moralin, durimin, bujarinë dhe përpjekjet në atë që e kënaq Zotin.

Muaji Ramazan është një mundësi që vjen vetëm një herë në vit.