Besnik Berisha zgjidhet kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës

Avokati Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Zgjedhor, Oda e Avokatëve të Kosovës, zgjodhi kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët në organet tjera.

Kësisoj, nga 86 delegatë sa ishin gjithsej, me 40 vota të delegatëve, Besnik Berisha u zgjodh kryetar i Odës së Avokatëve.

Kundërkandidatët e tij, Behar Ejupi mori 16 vota, Yll Zekaj 18 vota dhe Nasuf Hasani 7 vota.

Sipas raportimit të Sinjalit, Berisha ka thënë se puna e tij si kryetar do të fokusohet në dinjitet, zhvillim dhe disiplinë.