Betejen me COVID-19 e humb një 56-vjeçar
Në mesin 5 të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë është një 56-vjeçar, raporton gazeta online Mediafokus.info.
I ndjeri ishte nga Prizreni.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik./Mediafokus.info/

