Betejën me virusin e kanë humbur sot dy gra në Gjilan, njëra nga Pogragja, tjetra nga Zhegra

Dita e sotme rezultoi me 14 të vdekur me virusin Covid-19, i cili po merr jetë çdo ditë në Kosovë dhe gjetiu.

Në mesin e 14 viktimave të sotme, sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, janë edhe dy qytetarë të Gjilanit.

Mediafokus.info merr vesh nga burimet e veta se viktimat janë dy gra, njëra nga Pogragja dhe tjetra nga Zhegra.

Mosha e tyre është 74 dhe 88-vjeçe.

Dje ishin shënuar 4 vdekje në Spitalin e Gjilanit si dhe një tjetër, që këtu ishte sjelë pë trajtim nga nga komuna e Bujanocit. /Mediafokus.info