Biden: Putin ka ambicie më të mëdha se Ukraina
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbajtur një konferencë për media ku ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
‘SHBA dhe aleatët e saj shumë shpejt do të vendosin masa ndaj Kremlinit si kundërpërgjigje ndaj agresionit ushtarak”, tha Biden.
Sanksionet do të kenë pasoja të menjëhershme ndaj ekonomisë ruse, duke penguar zhvillimin e teknologjisë në fusha të ndryshme, nga ajo civile deeri tek ajo hapësinore.
“Do të jetë fusha bankare dhe financiare ajo që sipas tij do të goditet më shumë, me asete të bllokuara që shkojnë deri në 1 trilion dollarë, por edhe çdo mundësi investimi rus në dollarë”, theksoi Biden.
Presidenti amerikan rikonfirmoi se ushtarët amerikanë nuk do të ndërhyjnë në territorin ukrainas, por siç u shpreh ai, do të merren masa për të siguruar vendet aleate të NATO-s dhe sipas artikullit 5, në qoftë se një anëtar i Aleancës sulmohet, do të reagohet menjëherë.
“Putin ka ambicie më të mëdha se Ukraina, ai do të rikthejë Bashkimin Sovjetik, diçka që shkon në drejtim të kundërt me atë ku po shkon bota”, tha Biden.

