Biden thotë “inshAllah” dhe fiton zemrat e myslimanëve (VIDEO)
Kandidati demokrat për president të SHBA’së, Joe Biden, ka fitur zemrat e myslimanëve pasi gjatë diskutimit me presidentin Trump për rikthimin e taksave, e ka përdorur fjalën ‘inshaAllah’, raporton Mediafokus.info.
Kjo erdhi pasi moderatori i debatit, Fox News, Chriz Wallace pyeti Trumpin që ta komentonte raportimin e Neë York Times lidhur me mospagesën e taksave nga ai.
“Unë kam paguar miliona dollarë dhe ju do ta shihni”, ka thënë Trump.
“Kur” ka pyetur Biden, e pastaj është përgjigjur me ‘Inshallah”, përkthimi i së cilës është “Nëse do Zoti”.
Ja momenti:
LMAOO did Biden just say Inshallah??? IM SCREAMING pic.twitter.com/mCdmIddlzs
— zaynab ☯︎︎ (@zaynabbashirr) September 30, 2020

