Bidenit i vjen në ndihmë ‘supermeni’
Kandidatit demokrat për president të SHBA-ve, Joe Bidenit i ka ardhur në ndihmë edhe ish-presidenti Barack Obama.
Obama i cili dy mandate ishte president, mori pjesë në një tubim elektoral në Kaliforni, ku bëri thirrje për ta votuar ish-numrin dy të Shtëpisë së Bardhë në kohën e tij.
Përfshirja e tij në fushatë po llogaritet si “kthim i Supermenit në ndërtesë” e po ashtu edhe si një goditje tjetër e rëndë për Donald Trumpin.
Obama e quajti presidentin aktual Trump njeri të paaftë për ta udhëhequr një shtet siç është Amerika dhe një komb sic janë amerikanët.

