Bie në humnerë, ndërron jetë turistja gjermane në Theth

Një turiste gjermane ka ndërruar jetë në Theth, raporton ABC News.

Mësohet se shtetasi ka qenë duke eksploruar zonën me një shtetas tjetër gjerman në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, ndërsa ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.

Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane, 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë.

Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. r.t/abcnews.al