Bie në tunelin e ashensorit, por shpëton

Një person në Fushë Kosovë ka rënë në tunelin e ashensorit, por fatmirësisht ka shpëtuar lehtë. Rasti është cilësuar ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe në lidhje me të janë shoqëruar në polici tre persona përgjegjës.

Fushë Kosovë 13.01.2021 – 14:30. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që iu kishte hapur dera e ashensorit, mirëpo kabina nuk kishte ardhur dhe ai ka rënë në katin përdhesë. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është liruar. Në Stacionin Policor janë shoqëruar dy meshkuj kosovar (investitori i objektit dhe mirëmbajtësi i objektit) dhe një mashkull shtetas i huaj (nga kompania e ashensorëve). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.